Barnatoret e Komunës së Drenasit duhet të respektojnë Rregulloren Komunale e cila është në fuqi

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Pas marrjes së disa kërkesave nga ana e bizneseve të barnatoreve në territorin e Komunës së Drenasit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ne bashkëpunim më Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndjen për obligim të njoftoj të gjitha bizneset e barnatoreve se orari i punës vazhdon të jetë sipas vendimit të Kuvendit të Komunës i datës 31.01.2019 i cili e ka plotësuar dhe ndryshuar rregulloren Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës se organizatave të biznesit në Komunën e Drenasit.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi ka mbajtur takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e barnatoreve që operojnë në territorin e Komunës së Drenasit dhe i ka njoftuar se orari për kujdestari dhe orari i rregullt mbetet sipas marrëveshjes mes përfaqësuesit e barnatoreve çdo herë duke respektuar edhe Vendimin Komunal për plotësim ndryshimin e Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Drenasit.

Sipas Vendimit të Kuvendit e cila është e publikuar edhe në ueb faqe zyrtare të Komunës, orari i periudhës verore është nga ora 08:00-21:00 , periudha dimërore nga ora 08:00-19:00 kurse vikendit (e diele)  dhe gjatë festave zyrtare do të kujdestarohet 24 orë, përjashtimisht në raste urgjente mund të punohet edhe jashtë orarit të paraparë më lartë.  Ndërsa të shtunave do të punohet nga ora 08:00 deri në ora 14:00. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme