Njësitë policore kanë ndaluar një person shqiptar i cili ka qenë duke e drejtuar një automjet kombi me targa vendore në Han të Elezit.
Gjatë kontrollit në kabinën e kombit janë gjetur dhe konfiskuar 180 palë syza me dioptri të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar asnjë lloj dokumenti por ka deklaruar se i kishte blerë në Bullgari.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.