Administrata e Gjilanit sugjeron qytetarët që të përdorin aplikimin online për dokumente të gjendjes civile

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Gjilanit, ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mund të aplikojnë online për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile.

Drejtori Administratës së Përgjithshme, Bardhyl Syla ka thënë se përmes kësaj forme, qytetarët mund të aplikojnë për disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile: Ekstrakt i lindjes, Certifikatë e lindjes, Certifikatë e martesës, Certifikatë e vdekjes, Certifikatë e vendbanimit, Certifikatë e shtetësisë dhe Vërtetim nga arkivi.

Syla thotë se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të dërgojë dokumentin e kërkuar të gjendjes civile tek adresa e aplikuesit, përmes shërbimit postar.

Për aplikim online, qytetarët duhet të futen në ueb faqen e Komunës kk.rks-gov.net/Gjilan ku do të gjejnë edhe udhëzuesin për hapat që duhet ndjekur.

Ndërkaq, për shërbimet tjera administrative, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është duke funksionuar me kapacitete të reduktuara të burimeve njerëzore, në përputhje me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ato Komunale dhe ato do t`i ofrojë në sportele.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme