Bartja e maskave obliguese, për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit orar i veçantë i lëvizjes

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 07:26 | Nga Ekonomia Online

Një sërë vendimesh për parandalim të përhapjes së koronavirusit ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në distancë, të hënën.

Qeveria ka vendosur që të bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave.

Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi i obligon të gjitha institucionet publike dhe private që të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe nga vizitorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme