Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dorëzuar dorëheqjen, raporton gazeta “Sport” sonte.
Dorëheqja e Bartomeut ishte paralajmëruar në ditët e fundit.
Anëtarët e Barcelonës kanë bërë fushatë për rrëzimin e Bartomeus. Madje autoritetet kanë hetuar këtë fushatë të mbledhjes së nënshkrimeve për të mbajtur një votim të mosbesimit për rrëzim të presidentit. Klubi kishte kërkuar të hetohen nëse janë falsifikuar këto vota.