Presidenti i klubit të futbollit, Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Ronald Koeman do të emërohet trajner i ri i klubit.
Koeman do të zëvendësojë Quique Setienin pasi spanjolli u shkarkua pas humbjes 8:2 ditë më parë nga Bayerni në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i bashkohet Barçës pasi kaloi dy vjetët e fundit si përzgjedhës i Holandës.
“Nëse gjithçka shkon siç duhet, Koeman do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës”, ka thënë Bartomeu për “Barça TV”. “Ne besojmë në Koemanin shkaku i përvojës së tij. Ai ishte pjesë e Ekipit të Ëndrrave, beson në filozofinë tonë. Para pandemisë, në janar, Koeman na kishte thënë se ishte i angazhuar me Holandën deri në Evropian”.