Bartomeu: Nëse PSG-ja dëshiron Neymarin, të paguajë klauzolën

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 11:00 | Nga

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, mori pjesë në programin “Jorge Ramos dhe grupi i tij” në ESPN, para ndeshjes kundër Real Madridit, ku foli mbi tema të ndryshme të klubit të tij, duke përfshirë edhe çështjen “Neymar”.

“Ne duam ta mbajmë Neymarin, por kontrata e tij ka klauzola. Nëse dëshiron të largohet, të paguajë klauzolën dhe ne e lëmë. Megjithatë, nuk kemi folur për këtë problem. Pas kthimit në shtëpi do të ulemi pranë tij e do të diskutojmë me qetësi. Me paratë që mund të vijnë ekipi do të forcohet”, ka thënë ai, shkruan telesport.al.

Është shprehur i shqetësuar me PSG-në. “Ata duhet të paguajnë klauzolën, deri në qindarkat e fundit. Ne jemi klubi që duhet të kontaktohet, nëse francezët duan të konkurrojnë në mënyrë të vendosur. ‘Fair Play’ financiar i UEFA-s ka kontrolle dhe nëse ndonjë klub i kalon caqet, dënohet. Ne jemi klubi i parë, ose i dytë i botës, që ka pranuar të vazhdojë të rritet, me 800 milionë euro në vit”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme