Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në ditën e Evropës ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e familjes evropiane.
Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se për dallim nga Kosova, Evropa është e përkushtuar që ta mbajë vendin tonë jashtë kësaj familje.
Tutje ai thotë se kjo ndodh pasi Kosova nuk po i bënë favore Serbisë.
Postimi i plotë:
Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane!
N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbaj jashtë kësaj familje!
Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit!
Urime Dita e Evropës!