Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin njoftoi për një raportim pranë grupit CDU-CSU.
Sipas Bashës ky komision është skeptik për hapjen e negociatave, por është detyra e opozitës për të bindur se problemet e Shqipërisë mund të zgjidhen me hapjen e negociatave.
“Këtu është edhe një nga audiencat më kritike, për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti, zoti Bylykbashi, zonja Vokshi.
Për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU – CSU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe qendrimin në tërësi skeptik për sa I përket hapjes së negociatave.
Detyra më e vështirë e kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë problemet reale në Shqipëri ekzistojnë, por nga ana tjetër këto problem mund të luftohen me efektivisht me hapjen e negociatave.
Dhe që opozita është e bashkuar në këtë drejtim, si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, atë të pa kapur politikisht, me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar që nuk mbrojnë, por ndëshkojnë krimin, por edhe reforma e Administratës Publike dhe ajo zgjedhore”, tha Basha.