Basha: Ofruam marrëveshje politike, votim të hapur, votim të fshehtë, thanë që nuk duan

Prishtinë | 09 Kor 2025 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se deputetët e opozitës po e shkelin rregulloren për debat në seancë konstituive, raporton Ekonomia Online.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj tha se deputetët duhet të jenë prezent që të votojnë apo të abstenojnë, duke ua lënë dy forma të votimit, atë të fshehtë dhe të hapur.

Të njëjtit vazhdojnë të mbajnë qëndrime përkundër vendimit të Kushtetueses.

Ka qenë oferta për marrëveshje teknike, po këta thanë nuk duan, ofruam marrëveshje politike, votim të hapur, votim të fshehtë, thanë që nuk duan. Është e papranueshme që po e mbajnë të ngujuar këtë proces”, tha Basha.

Të ngjashme