Basha paralajmëron daljen nga çadra, afër qeveria teknike

Tiranë | 04 Pri 2017 | 23:18 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duke folur sot nga Çadra e Lirisë deklaroi se beteja është duke vazhduar, duke shtuar se fitorja është e afërt.

“Kjo është një protestë, një lëvizje që tashmë ka hyrë në histori. Mos të harrojmë se historinë jo vetëm e shkruajnë, por e bëjnë njerëz si ju. Falënderoj të gjithë ata që kanë qëndruar për 46 ditë në Çadrën e Lirisë dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në themelimin e Republikës së Re. Kjo armatë nuk ka për t’u shpërbërë deri në përmbushjen e misionit të saj. Qeveria teknike është afër”, tha Basha.

Lideri demokrat ka theksuar se armata civile e Republikës së Re nuk do të shpërndahet derisa një republikë e tillë të jetë një rend kushtetues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme