Basha për SBAShK-un: E kanë vetëm me Kurtin, jo me arsimtarët

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha para deputetëve në Kuvend ka folur për grevën në arsim.

Ai ka thënë se kërkesa e SBAShK-ut është e pasinqertë dhe sipas tij kjo tregon se ata e kanë vetëm me kryeministrin Albin Kurtin e jo me arsimtarët.

“Unë mendoj që sindikata e ka të pasinqertë kërkesën dhe kjo po dëshmohet vazhdimisht. Ata e kanë pasur 66 euro, na u kemi dhënë 50 dhe investimet, për 16 euro në muaj 300 mijë fëmijë peng. 66 euro i është rritur shpenzimi një mësuesi, 50 i ka ofruar qeveria dhe të gjitha masat e tjera, edhe është e pasinqertë kërkesa që na lë të kuptojmë që e kanë vetëm me Albin Kurtin e aspak me arsimtarët, vetëm i kanë kapur peng fëmijët”, u shpreh ai.

Të ngjashme