Basha: Rama ka korruptuar ndërkombëtar

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 08:59 | Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për listën e kandidatëve për deputetë. Basha tha se nuk ndikoi lista në rezultatin e zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk ka shumë të bëjë më listën e kandidatëve. Përpjekja për të lidhur listën me rezultatin e zgjedhjeve është një përpjekje e sforcuar. Nga prania e krimit dhe drogës Shqipëria është refuzuar dhe në Evropë. Përpjekja jonë ishte të largonim Edi Ramën”- tha Basha.

Ndër të tjera Basha u pyet edhe për çadrën e ngritur në Bulevard dhe nëse ajo ishte një dështim. Kreu i PD u shpreh se çadra nuk ishte dështim, ndërsa sipas tij Rama ka korruptuar edhe ndërkombëtarët.

“Jo nuk e quaj dështim çadrën pasi ne ndërgjegjësuam shoqërinë shqiptare. Rama ja doli falë krimit të mbijetonte. Ai ka korruptuar edhe ndërkombëtarët nuk ka rëndësi këtu apo në Bruksel. Rama ka diplomacinë e drogës. Nëse do kishim të njëjtit standard ndërkombëtar si në Maqedoni apo këtu Rama nuk do ishte kryeministër. Të gjitha këto propaganda dhe lobingje kontribuuan që lëvizja jonë mos kulmonte me qëllimin që ne kishim. Rama nuk ka një mazhorancë legjitime. Unë mendoj se angazhimi i bandave të drogës ndihmuan Ramën.

Pse thotë Rama jemi konkurrentë unë them nuk jemi, sepse të jesh konkurrentë do të thotë të ndash edhe ngastrat e drogës. Unë s’mund të jem konkurrent i tij kurrë, unë konkurroj për një Shqipëri europiane, ku policia mos të jetë nën terrorin e bandave por anasjelltas. Dy mundësi kishim: Edi Ramën nuk e largonim dot, kishte dy standarde, Gruevskit i thanë jo, këtij me ngastra droge jo. Kur nuk ndodhi kjo, PD o do ngelej jashtë procesit zgjedhor, dhe e dyta duke përdorur zemërgjerësinë maksimale nga aleatët amerikanë duke pranuar paketën dhe nuk arritëm pak. Pyetja shtrohet çfarë mundësish kishte PD-ja”, tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme