Basha: Rritja e çmimit të ujit, akt kriminal

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 19:34 | Nga

Lulzim Basha e cilëson rritjen e çmimit të ujit të pijshëm një veprim kriminal ndaj qytetarëve i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike shprehet se “pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij”.

Basha thotë se Partia Demokratike do të votojë kundër këtij vendimi, që e quan antipopullor, shkruan Top Channel.

Ai u bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë, sipas tij, për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme