Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fton të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme në Tiranë.
Mesazhin e tij që ka shpërndarë në faqen e tij në facebook ai e shoqëron edhe me video.
“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha./top channel/