Basha vazhdon me “mesele”: A pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreq me Lajçakun?

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka shkruar një status për raportet e tensionuara të Qeverisë së Kosovës me emisarët e BE-së, Josep Borell e Miroslav Lajçak. Basha ka kërkuar nga opozita të marrë anë, të pozicionohet me Kurtin apo me diplomatët evropianë.

Basha ka përsëritur akuzat e shefit të tij, Albin Kurtit se Borell e Lajçak janë palë me përfaqësuesin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në procesin e dialogut.

“Lajçak e Borell po thonë, themeloje Asociacionin, e pastaj flasim! T’njejtën kërkesë e ka Vuçiqi

Kryeministri po thotë NUK ka veç Asociacion! Ose krejt marrëveshjen, ose hiç, sepse kështu jemi marrë vesh!” – ka shkruar Basha.

Tutje, ai pasi e ka thjeshtëzuar çështjen, ka kërkuar nga opozita të marrë anë.

“Pyetja për opozitën është e thjeshtë, cili është qëndrimi juaj?

Pajtoni me themelu Asociacionin e pastaj uleni me bisedu për tema tjera?

APO,

Jeni dakord me Kryeministrin që ose zbatim të komplet marrëveshjes, ose nuk ka mundësi Vuçiqi me pas opsionin “zgjedh dhe fito.”

Sonte nëpër debate keni mundësi me tregu qëndrimin, e jo me shit kopalla “na prishtë me BE-në.”

Kallzoni, a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?” – ka shkruar Basha.

Të ngjashme