Bashkatdhetarët arteria kryesore dhe krenaria e vendit

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 16:08 | Nga Patriot Krasniqi

E lexova së fundi një raport të Bankes Qendrore të Kosovës ku thuhet se remitencat në shkurt 2024 arritën vlerën 85.58 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin mars 2024 ishin rreth 112.13 milion euro, duke arritur kështu vlerën për tre muajt e parë të vitit 2024 në 284.07 milionë euro (preliminare).

Kur i shoh këto statistika me bindje të plotë mund të themi se diaspora çdo ditë e më shumë po forcon lidhjet me vendlindjen e tyre dhe as që bëhet fjalë për zbehje të raportit me vendlindjen me kalimin e viteve, siç e kanë proklamuar disa dashakëqinjë.

Ajo që na mbetet është nja analizë e mirëfillte se si diaspora mund të kontribuoj drejtpërdrejt jo vetëm në mirëqënien e ekonomive familjare, por këto mjete që janë rekord të shfrytëzohen për zhvillimin e ekonomisë.

Në këto 24-vite pas luftës, diaspora vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të fuqishme të Kosovës dhe në këtë drejtim i bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë një strategji për forcimin e ndërlidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes në të gjitha drejtimet.

Të ngjashme