Një person është arrestuar pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.