Qytetarë, këngëtarë, artistë, e politikanë që nga mëngjesi i së shtunës po vijojnë të bëjnë homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar për Nexhmije Pagarushën, raporton Ekonomia Online.
Njëra nga bashkëpunëtoret e shumta te “Bilbilit të Kosovës”, Pranvera Badivuku pasi bëri homazhe dhe u shkrua në Librin e Kujtimeve, tha për Ekonomia Online se vdekja e Pagarushës është një humbje e madhe për të dhe mbarë popullin shqiptar.
“Personalisht për mua është një humbje e madhe dhe poashtu edhe për kombin shqiptarë që më nuk do të jetë në mesin tonë”, u shpreh ajo.
Po ashtu edhe bashkëpunëtorja tjetër Selvete Krasniqi-Ismaili u shpreh e pikëlluar për vdekjen e “Bilbilit të Kosovës”.
Homazhet për të nderuar jetën dhe veprën që la pas kanë filluar që nga orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në orën 17:00
Varrimi i së ndjerës bëhet të dielën (9 shkurt) në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Ndërkohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nesër e ka shpalli ditë zie shtetërore.