Anita Muçaj, bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ftesës që i është bërë bashkëshortit të saj nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Anita Muçaj ka shkruar se është hera e tretë që mbart mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur të Kosovës.
Përmes këtij shkrimi, Muçaj ka shkruar edhe disa fjalë për kundërshtarët e Haradinajt.
“Konsistenca dhe stabiliteti, vendimmarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten”, ka shkruar Muçaj.
Ajo po ashtu ka thënë se edhe kësaj here Haradinaj do të dalë fitimtar pasi që siç u shpreh Muçaj, Haradinaj beson në diçka madhore, nder e dinjitet.
Tutje përmes këtij shkrimi, Muçaj, ka thënë se së bashku me fëmijët do ta presin Haradinajn.
“Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”, ka shkruar ndër të tjera Muçaj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
…Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…
Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten.
Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia.
Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë!
Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet.
Të tjerët le të besojnë në pushtet!
Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!! .