Një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës është ruajtja si dhe përkujdesja për monumentet e kulturës së qytetit, simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj.
Specialistët e bashkisë së Tiranës kanë bërë të mundur riparimin e “Monumentit të Pavarësisë” që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor, raporton ATSH.
Krahas përforcimit të bazamentit, kjo vepër është pastruar nga mbishkrimet e qytetarëve si dhe janë bërë riparimet e dëmeve të shkaktuara.
Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë, peshon 15 tonë dhe është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira. Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë.