Kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj ka takuar sportistët dhe sportistet deçanas/e, me të cilët ka diskutuar për investimin që do bëjë komuna e Deçanit në palesta e terene sportive, fshatra dhe shkolla.
Madje ai tha se ndjehet i lumtur dhe krenarë me sukseset e Klubit të Hendbollit “DEÇANI” të cilët arritën suksese të jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e Superliges së Kosovës.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që sot, në këtë të diel sportive, të takojë dhe bashkëbisedoi me sportistët e sportistet deçanas/e!
Jam i lumtur që përgjatë qeverisjes katërvjeçare arritëm të përmbyllim dhe funksionalizojmë Palestrën e Qytetit, dhe të investojmë në palestra e terrene sportive, në fshatra e shkolla!
I lumtur dhe krenarë me sukseset e Klubit të Hendbollit “DEÇANI” të cilët arritën suksese të jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e Superliges së Kosovës!
Po ashtu Klubi i Hendbollit të vajzave në Deçan, është storie suksesi që na bënë krenarë!Gjithashtu bashkëbisedova me Klubin e Futbollit “DEÇANI” të cilet përkundër sfidave nuk janë ndalur!
U zotova që gjatë qeverisjes në katër vitet e ardhshme, sportit do ti kushtojmë akoma më shumë kujdes, dhe komuna dhe unë si kryetar do ta bëjmë maksimumin në mbështetje ndaj gjitha klubeve sportive, dhe gjithë talentëve të rinjë!Krenarë gjithmonë me ju!Suksese në vazhdimësi!
#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121