Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vazhduar takimet me qytetarët nëpër fshatrat dhe lagjet e Deçanit.
Ramosaj po i dëgjon kërkesat e qytetarëve për mandatin e ardhshëm katëvjeçar.
“Për qytetarët, e në shërbim të qytetarëve gjithmonë”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.
“Për Deçanin s’ka me u ndal”, ka shkruar Ramosaj, duke ftuar deçanasit ta votojnë numrin 121, më 17 tetor.