Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale ka bërë ndryshime të stafit udhëheqës të drejtorive.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet:
“Bazuar në Udhëzimin Administrativ Mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm e ka caktuar Major Nazim Sahitin në kuadër të Departamentit për Kufi, ndërsa në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike është caktuar Major Bashkim Spahiu”.