Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EU EOM) nuk do të ndal veprimtarinë e tyre në veri të vendit, pavarësisht tensioneve që kanë ndodhur ditëve të fundit, raporton Ekonomia Online.
EU EOM do të dërgoj 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Shefi i Misionit, Lukas Mandl, i cili është anëtar në Parlamentin Evropian nga Austria, tha se kontributi i tij ka të bëje me zhvillimin e demokracisë. Tutje, ai tha se ky proces do të vëzhgohet, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve komunale.
“Besoj se për popullin e Kosovës ka për synim për zhvillimin e demokracisë. Unë kam qenë në shume vite në Kosovë dhe në ketë rast nuk është obligim për mua por dua ta ndaj kontributin tim për demokracinë në Kosovë, ku dua ta falënderoj presidenten Osmani për ftesën që na ka bërë për mbulimin e këtyre zgjedhjeve. Misioni ynë ngërthen procesin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, pra kjo nënkupton që do t’i mbulojmë edhe fushatat zgjedhore. Do të mbaj takime me kandidatë dhe me shoqërinë civile. Krahas kësaj kemi një risi nga BE, ku për herë te pare do të kemi një analist të medieve sociale dhe katër ekspertë do ti ndjekin zhvillimet në rrjetet sociale”, u shpreh ai.
“Ajo që është e rëndësishme është se vëmendja jonë do të jetë në gjitha komunat e Kosovës. Çka do që të ndodh, ajo që e kemi parasysh është se veprimtaria jonë ndërlidhet me zgjedhjet, që ta vëzhgojmë procesin zgjedhor në veri dhe në gjithë Kosovën”, tha ai.