Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike (BIBL) për vitin e katërt rresht. Ekipi nga Prizreni të enjten e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë, ku stinorin e fundit u ndal në finale nga Levski i Sofjes.
Në uebfaqen e BIBL-së është përshëndetur vendimi i skuadrës kosovare. Pjesë e kësaj gare rajonale, edicionin e ri do të jenë edhe tri klube shqiptare: Shkupi, Teuta dhe Tirana. Më herët në këtë garë janë paraqitur edhe Prishtina, Peja dhe Trepça. Prishtina e ka fituar dy herë Ligën Ballkanike.
Si kampion, Bashkimi ka pasur mundësinë të paraqitet edhe në Ligën e kampionëve apo edhe në FIBA Europe Cup, por financat e dobëta nuk e kanë lejuar.