Bashkitë harxhojnë 71 % të fondeve vetëm për paga

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 17:28 | Nga

Dy vjet pas zbatimit të reformës së re administrative-territoriale, Co-Plan ka prezantuar raportin mbi financat e vetëqeverisjes vendore për vitin 2016, i cili hedh dritë mbi mënyrën se si përdoren fondet publike nga 61 bashkitë e reja.

Raporti i cili ndërtohet mbi të dhëna nga platforma e financave vendore financatvendore.al, tregon se qeverisja vendore u kushton tatimpaguesve shqiptarë 263.3 milionë euro në vit, nga të cilat 188.3 milion euro shkojnë për pagat e personelit të bashkive dhe shpenzime të tjera operative, 6.2 milionë euro për subvencione e transferta dhe 74.4 milionë euro për investime.

Në terma të shpenzimeve për banor, qeverisja vendore kushton 93 euro në vit nga të cilat vetëm 25.8 euro përdoren për investime. Sipas gjetjeve të raportit, rezulton se çdo qytetar ka paguar mesatarisht 42.6 euro në vit në formën e taksave dhe tarifave për bashkitë.

Ky projekt është mbështetur nga LëvizAlbania, me qëllim rritjen e transparencës financiare në nivel vendor.

Gjetjet e raportit si dhe platforma online financatvendore.al synojnë gjithashtu dhe rritjen e llogaridhënies.

Referuar raportit, në fund të vitit 2016, shpenzimet totale vendore ishin 48.7 miliardë lekë, nga të cilat 75 për qind janë financuar nga burimet e veta të bashkive, ndërsa 25 për qind nga transferta të kushtëzuara nga qeverisja qendrore.

Nga shpenzimet e vetë bashkive, vetë 28 për qind kanë shkuar për investime publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme