Bashkohen Angeline Jolie dhe Brad Pitt në biznes

Prishtinë | 19 Mar 2017 | 11:41 | Nga

Edhe pas divorcit të bujshëm vitin që lamë pas, Angeline Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të kenë një lidhje, por këtë herë për arsye biznesi.

Dy aktorët kanë në pronësi një fermë gjigante në Francë, Chateau Miraval dhe në bashkëpunim me pronarët e truallit ku kjo fermë ndodhet do të fillojë prodhimin e vajit të ullirit dhe tregtimin e tij. Sigurisht, fitimet do të shkojnë drejt Pitt dhe Jolie, të cilat këtë herë janë bashkëpunëtorë.

Paçka se fillimisht, produkti do të jetë në sasi të vogël dhe do të shitet vetëm në Evropë, përfaqësuesit e firmës kanë treguar për PEOPLE se shumë shpejt do të fillojë prodhimi dhe eksporti për në SHBA.

Vaji extra-i-virgjër do të jetë me cilësi të lartë dhe do të jetë një përzierje e 7 llojeve organikë të ullirit (Verdale, Pichouline, Tanche, Lucques, Aglandau, Cayon, Arboussane)

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme