Bashota e shpërblen me tender kolegun partiak

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 08:38 | Nga

Komuna e Klinës, e cila drejtohet nga Sokol Bashota, ka shpërblyer me tender asamblistin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramush Agushi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Polikë dhe Financa në Asamblenë Komunale në Komunën e Klinës.

Nën pretendimin se e keqpërdori detyrën zyrtare, duke shpenzuar paratë publike kundërligjshëm për festivalin “I këndojmë lirisë”, Prokuroria Speciale në fillim të këtij viti ka bastisur shtëpitë dhe zyrën e kryetarit të Klinës, Sokol Bashota. Sivjet më 6, 7 dhe 8 qershor festivali u mbajt edhe në këtë muaj.

Nëse më herët për shpenzimet e këtij festivali nuk u aplikua asnjë procedurë e prokurimit, gjë që bëri Prokurorinë të aktivizohet. Ndërkaq, sivjet për organizimin e këtij festivali tashmë tradicional komuna e Klinës shpalli shtatë tenderë, ku njëri nga ta i është dhënë njeriut më të afërt të kryetarit të Klinës, asamblistit të PDK-së, Ramush Agushi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Politikë dhe Financa në Asamblenë Komunale.

Bazuar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë shihet qartë se Agushi është pronar i motel “Thana”, dhe biznesi i tij e fitoi tenderin në vlerë prej 990 euro për të ushqyer me një darkë solemne 100 mysafirë të festivalit./zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme