Skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli dhe Trepça, të mërkurën kanë paraqitur për regjistrim nga një lojtar të huaj, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Skuadra e Yllit e ka paraqitur Bambale Osbyn (203 cm), derisa Trepça amerikanin Zachary Reynolds. Osby 32-vjeçar, së fundi është paraqitur në Francë, derisa karrierë në Evropë ka bërë edhe në Gjermani e Lituani, përcjell Koha Ditore.
Ai është amerikani i katërt te skuadra e Yllit pas Garrius Hollomanit, Romelo Banksit e Terrell Everettit. Ndërkohë, Reynolds para se t’i bashkohet Trepçës ka luajtur në Ekuador. Ai te skuadra nga Mitrovica ka zëvendësuar amerikanin Harold Ridgeëay që u largua ditë më parë.
Krahas Reynoldsit, te Trepça janë edhe dy amerikanët tjerë, Aaron Anderson e Shaën Church. Si përforcimi i Trepçës edhe ai i Yllit pritet që të debutojnë këtë vikend në Superligën e Kosovës.