Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në basketboll (meshkujt) e ka nisur me fitore kampionatin evropian (FIBA U-18), Divizioni C.
Kosova fitoren e arriti të dielën mbrëma në Prishtinë, ku edhe po organizohet turneu. Mposhti San Marinon me rezultatin 89:56, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndeshjen e dytë Kosova e luan të mërkurën kundër Qipros (19:30). Kampioni i Divizionit C siguron futjen në Divizionin B për evropianin e radhës. Vetëm në Divizionin A luftohet për titull.