Enes Kanter është kërcënuar me vdekje pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Qendra e Oklahoma City Thunder, i cili njihet si mbështetës i lëvizjes Hizmet, përkatësisht kundërshtare e presidentit turk, është “bombarduar” me mesazhe kërcënuese në llogarinë personale të Twitterit.
“Do të vrasim”, “Do të vdesësh shpejti”, janë disa prej mesazheve kërcënuese që ka pranuar basketbollisti 24-vjeçar.