Ish-basketbollisti i NBA, Darius Morris – që ishte zgjedhur në draft nga Los Angeles Lakers në vitin 2011 e tani luan në Francë – u arrestua muajin e kaluar pasi një gruaja e akuzoi se e kishte sulmuar brutalisht. Por, tani po e njëjta grua ka insistuar se ajo e kishte shpikur të gjithë ngjarjen.
Një zëdhënës i Policisë së Nju Jorkut ka thënë për TMZ Sports se, më 18 prill, një grua u kishte thënë policëve se basketbollisti 29-vjeçar e kishte rrahur atë brutalisht gjatë një zënke.
Gruaja u kishte thënë policëve se ajo ishte larguar nga shtëpia e saj në Manhattan dhe i kishte kërkuar Morrisit të largohej nga shtëpia e tij para se ajo të kthehet. Por, ajo kishte thënë se kur ishte kthyer, Darius kishte qenë ende aty dhe e kishte rrahur atë.
34-vjeçarja kishte thënë se Morris e kishte kapur atë për flokë dhe e kishte tërhequr atë nëpër dysheme, e kishte grushtuar dhe e shkelmuar disa herë në kohë. Ajo ishte shfaqur në stacion e policisë me lëndime në sy, ballë dhe vesh, përderisa e kishte të thyer edhe një dhëmb dhe kishte mavijosje në krahë dhe shpinë.
Ajo ishte trajtuar në një spital lokal, përderisa Morris ishte arrestuar dhe ishte akuzuar për sulm fizik, para se të lirohej. Megjithatë, basketbollisti u arrestua vetëm disa ditë më vonë, më 30 prill, pasi e kishte shkelur urdhrin për distancim nga gruaja.
Përderisa Morris ka refuzuar ta komentojë të gjithë këtë ngjarje për TMZ, të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe gruaja në fjalë, e cila tani thotë se ajo e shpiku të gjithë ngjarjen dhe se nuk dëshiron të shkojë më tutje me akuzën.
Kur u pyet pse tani ka ndërruar mendje, ajo tha: “Është private, asgjë nga ato që janë thënë nuk janë të vërteta”.
Akuzuesja gjithashtu tha se ajo do të shkojë vetë në stacionin policor për ta tërhequr akuzën, transmeton gazetaexpress.