Policia me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë ka bastisur lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë, Drejtoria e Thesarit në Leposaviq.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.
“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë po bëhen bastisje në lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit ‘shpëlarje parash” që ka të bëjë me bankat më herët”, tha tutje Elshani.