Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një batisje në Mitrovicë, ku ka konfiskuar një armë dhe 16 fishekë.
“Mbi dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së datës 16 tetor 2024, kanë realizuar një bastisje. Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë, pushkë automatike me 16 fishekë”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast është intervistuar i dyshuari për posedim ilegal të armës, H. B., 75-vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit ai është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij thuhet se është iniciuar rast për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.