Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, është zhvilluar sot një bastisje e ku janë gjetur shtatë telefona, 11 karikuesë për telefona, tri USB, katër kufje, katër kabllo të karikuesve, një mbush baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, dy kutia me tableta dhe dy skalperë.
Për këtë bastisje ka njoftuar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një postimi në Facebook.
“Me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur; 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur; 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera.
Gjithashtu në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike.
Kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm në qendrat korrektuese, sikurse do të merren masa edhe ndaj atyre që kanë ndihmuar në futjen e këtyre gjësëndeve të palejushme dhe të rrezikshme në QK Smerkonicë dhe Dubravë.
https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10222761257713149