Bastisje në shtëpinë e gardianit që tentoi të fusë drogë në burgun e Dubravës

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Në shtëpinë e gardianit të arrestuar, Sebastian Deliajt, aktualisht po kryhen bastisje nga hetuesia.

Këto veprime po realizohen pas gjetjes së substancave narkotike, të cilat i dyshuari kishte tentuar t’i fuste brenda burgut.

Ndaj të njëjtit pritet që fillimisht të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më pas do të parashtrohet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë

Të ngjashme