Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Kryeministri Haradinaj e njoftoi Bataryn për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë, për programin qeverisës, procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen.