Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Pas, ndeshjes ka reaguar trajneri kosovar, Tahir Batatina, i cili ka thënë se është i bindur që një ditë do ta kualifikojë Kosovën në një Kampionat.
“Urime për paraqitjen dinjitoze dhe luftën për fanellën e shtetit që me gjak e krijuam. Super paraqitje nga djemtë e Superligës, në veçanti ajo e Ilir Krasniqit por ajo çka duhet të përgëzohet është paraqitja e sulmuesit të skuadrës sime, Muhamet Hyseni. Golin e parë në fanelën e Kosovës e shënoj një super gol”.
“E di se shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale sepse përndryshe u dëshmua edhe një herë se jo rastësisht këtyre djelmoshave iu kam besuar dhe tash po na bëjnë krenar. Kosovë dua të them se sot, nesër ose pasnesër një ditë kur ta marr besimin do të kualifikoj ose në Botëror ose në Evropian sepse ky mision me mbetët obligim shtetëror si qytetar i juaji dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.