Bateritë e telefonave shumë shpejt do të zgjasin dy herë më shumë

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 11:11 | Nga

Bëhuni gati të shpenzoni më shumë kohë në celularin tuaj.
Një grup kërkimi në MIT ka ndërtuar një bateri litium-metal e cilësuar si ‘pa anodë’, e cila është më e vogël se bateritë e zakonshme dhe ka dyfishin e kapacitetit energjitik të baterive litium-jon që përdoren në të gjithë smartphonët e sotëm (përfshirë edhe ato të Apple).

Sekreti, sipas Qichao Hu (udhëheqës i kërkimeve) , është se bateritë kanë një shtresë të hollë litium-metali e cila përmban më shumë jone të ngarkuara se grafiti i zakonshëm.

Më shumë jone do të thotë më shumë kapacitet dhe këto lloj baterish kanë dendësi energjitike dy herë më shumë, që do të thotë se do të kenë edhe jetëgjatësi dy herë më të madhe.

“Me këto bateri ne mund ta zvogëlojmë sa gjysma përmasën e baterisë së zakonshme dhe ajo do të zgjasë njëlloj, ose i ndërtojnë në të njëjtën përmasë dhe ato do të zgjasin dy herë më shumë” thotë Hu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme