Bayern Munchen do të provojë ta bllokojë kalimin e Robert Lewandowskit te Real Madridi këtë verë, pavarësisht dëshirës së sulmuesit që të largohet nga “Allianz Arena”.
Bayerni do të jetë nikoqir i mbretërve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, dhe spekulimet janë shpeshtuar për një largim të tij drejt “Santiago Bernabeut”.
Marrëveshja e tij aktuale përfundon në verën e vitit 2021. Sidoqoftë, kampionët gjermanë duan që të mos e lëshojnë sulmuesin polak.
Pavarësisht statusit si një nga klubet më të mëdha në futbollin evropian, Goal kupton që bavarezët nuk mendojnë se duhet ta lënë të shkojë një lojtar që do të ishte i rëndësishëm për trajnerin e ri të bavarezëve, Niko Kovaq.