Hudson-Odoi te Bayern Munich, mund të ndodh në këtë verë

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Callum Hudson-Odoi , nuk po e gjen vetën te Chelsea, ndërsa kalimi te Bayern Munich tani duket i mundur.

Gjigantët gjermanë, mund të ndahen nga Kingsley Coman, që luan në krah, ndërsa janë kthyer ka sulmuesi i Chelseat, pasi kishin provuar të nënshkruanin me të në vitin 2019 dhe 2020.

Aktualisht sulmuesi anglez ka kontratë me kampionët e Evropës deri në qershor 2024.

Për Hudson-Odoin ka pasur interesim edhe nga Borussia Dortmund në kohën e fundit.

Vlera e tij është 35 milionë euro, sipas Transfermarkt.de.

Ai e ka bërë debutimin e tij në Ligën Premier tre vjet e gjysmë më parë, kur ishte 17 vjeç. Deri më tani ka luajtur në 98 ndeshje zyrtare, duke shënuar 13 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme