Bayern Munich e ka konfirmuar se shumë shpejtë pritet marrëveshja me Juventusin për Douglas Costa
Tashmë nuk ka dyshime se Douglas Costa do të largohet nga Bayern Munich për të kaluar në Juventus.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Karl-Heinz Rummenigge, i cili thotë se shumë shpejtë do të ketë një marrëveshje, transmeton Gazeta Express.
“Ende nuk ka marrëveshje, por bisedimet janë në progres dhe shumë shpejtë mund të arrihet edhe marrëveshja finale”, tha Rummenigge gjatë prezantimit të Corentin Tolisso.
Për shërbimet e Costas skuadra e Juventusit do të paguajë 40 milionë euro plus bonuse.