Skuadra gjermane, Bayern Munich, e ka hedhur poshtë mundësinë për ta nënshkruar sulmuesin Gabriel Jesus.
Sipas Sport Bild, Bavarezët kanë qenë të interesuar në Leroy Sane; mirëpo në vend të tij, Manchester City u ka ofruar sulmuesin Gabriel Jesus, shkruan Goal.
Gjermanët do të mund t’i siguronin shërbimet e brazilianit për 100 milionë euro, mirëpo ata nuk kanë qenë të interesuar që ta nënshkruajnë atë.