Ata janë shembull për të gjithë dhe pikërisht për këtë, Bayern Munich nuk dëshiron t’i lë të largohen, pavarësisht moshës.
Fjala është për dyshen fantastike, Arjen Robben (34 vjeçar) dhe Franck Ribery (35 vjeçar).
Sipas Bild, Bayern Munich ka vendosur t’iu ofrojë kontrata të reja dy lojtarëve, për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm në “Allianz Arena”, transmeton Gazeta Express.
Dytë do të jenë lojtarë të lirë në qershor, por pas festës për titullin e gjashtë me radhë të Bundesligës dhe të 28-in në histori, klubi ka marrë vendim që Robben dhe Ribery të vazhdojnë ta veshin fanellën e Bavarezëve.