Ekonomia Online
FUNDIT

Bayerni e diskuton rikthimin e Gotzes

Bayerni e diskuton rikthimin e Gotzes

Mesfushori gjerman mund ta zëvendësojë Thiago Alcantaran në “Allianz Arena” Bayern Munichu është vënë në kërkim të një mesfushori kreativ për sezonin e ardhshëm. Kampioni evropian mbeti pa Thiago Alcantaran, i cili së fundmi iu bashkua Liverpoolit. Dhe, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se gjiganti bavarez e sheh Gotzen si zëvendësues ideal të mesfushorit spanjoll në […]

Mesfushori gjerman mund ta zëvendësojë Thiago Alcantaran në “Allianz Arena”

Bayern Munichu është vënë në kërkim të një mesfushori kreativ për sezonin e ardhshëm.

Kampioni evropian mbeti pa Thiago Alcantaran, i cili së fundmi iu bashkua Liverpoolit.

Dhe, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se gjiganti bavarez e sheh Gotzen si zëvendësues ideal të mesfushorit spanjoll në “Allianz Arena”, përcjell Gazeta Express.

Gotze është lojtar i lirë dhe në kërkim të klubit të ri pasi u nda nga Borussia Dortmundi.

Trajneri Hansi Flick do ta mirëpriste në Bavari kampionin e botës me Gjermaninë.

Gotze kishte luajtur më parë në Bayern, por nuk kishte lënë kushedi sa gjurmë aty.

Të ngjashme