Skuadrat nga Bundesliga, Bayern Muenchen dhe Borussia Dortmund janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Hakim Ziyech ka njoftuar të martën uebfajqa “Sport.de”.
Të dyja ekipet e shohin marokenin 26-vjeçar, si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm dhe janë të gatshme të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Ziyech këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Ajaxi, pasi në 39 ndeshje në të gjitha garat ka 19 gola e 17 asistime.
Ai me Ajaxin ka kontratë deri në vitin 2021 kurse te ky ekip është transferuar në vitin 2011 nga Twente për 11 milionë euro.
Krahas ekipeve gjermane, interesim për marokenin Ziyech kanë treguar edhe Chelsea, Arsenali, Evertoni e Roma.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.