Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Hoffenheimit me rezultat 4:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Bundesligë.
Gnaby e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 16-të, pas asistit të Musialas, shkruan Gazeta Express.
Pas gjysmë ore lojë, Robert Lewandowski shënoi për 2:0 një gol të bukur. Ky ishte edhe epilogu i pjesës së parë.
Në të dytën pamë gjithashtu dy gola, por u desh të pritej deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht Choupo-Moting shënoi për 3:0 në minutën e 82-të, kurse pesë minuta më vonë Kingsley Coman vendosi rezultatin përfundimtar, Bayern Munich 4, Hoffenheim 0.
Me këtë fitore, Bayern Munich vazhdon i pari në tabelë me 22 pikë, kurse Hoffenheim mbetet i 10-ti me 11 pikë.