Bayern Munich është në mungesë të sulmuesve.
Por, klubi bavarez ka filluar të mendojë se si të gjejë një lojtarë që do mund të aktivizonte kohë pas kohë në vend të Robert Lewandowskit.
Sipas Bild bëhet fjalë për Vedat Ibisevicin e Hertha Berlinit.
Sulmuesi boshnjak shikohet si një profil i mirë, i lirë dhe i realizueshëm lehtë gjatë afatit kalimtar të janarit.
33-vjeçari në barazimin 3-3 ndaj Wolfsburgut në xhiron e fundit shënoi golin e parë në takim, dhe pas ndeshjes u pyet se si do ndihej të ishte zëvendësues i Lewas.
“Nuk ka kontakte ende”, u përgjigj Ibisevic, duke i lënë kështu mundësitë e hapura.
Lewandowski këtë sezon ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje.