Bayerni mendon të dërgojë ofertë për Hakim Ziyech

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich është larguar nga pista e Callum Hudson – Odoi.

Sulmuesi anglez u lëndua rëndë dhe nuk do t’i rikthehet fushave edhe tetë muaj.

Kësisoj bavarezët po mendojnë që të afrojnë një futbollist tjetër ofensivë dhe e kanë piketuar marokenin Hakim Ziyech.

Sulmuesi anësor ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Ajaxin në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

26-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 21 të tjerë në 45 ndeshjet zyrtare me Ajaxin.

Hakim Ziyech(Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kicker ka raportuar se bavarezët janë gati të shpenzojnë 45 milionë euro për transferimin e marokenit në Allianz Arena.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetën edhe dy skuadrat italiane Roma dhe Inter si dhe Liverpool e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme